Shqipëri

FSHF promovon albumin ‘EURO 2016’, ekspozitë me momentet historike të kuqezinjve

Ditën e hënë (nesër) në orën 13:00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë ceremoninë e promovimit të albumit “EURO 2016”.

Njëkohësisht do të bëhet dhe hapja e ekspozitës me momentet më pikante dhe më deçizive të Europianit të Francës, ku Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në historinë e saj në verën e vitit 2016.

Prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe Presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, ish-lojtarë të ekipit kombëtar dhe personalitete të futbollit shqiptar ndër vite.

Ekspozita do të jetë e hapur disa ditë për të gjithë dashamirësit duke sjellë edhe një herë në vëmendje të gjitha momentet e një triumfi historik me ekipin kombëtar shqiptar.

Related posts

E ARDHMJA E MBROJTËSIT TË KOMBËTARE NË DILEMË/ Në Spanjë kërkojnë shërbimet e Elseid Hysajt, ja klubi që interesohet…

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Sulmuesi shqiptar bën heroin ndaj Nisës, i dhuron 3 pikë të arta skuadrës franceze (VIDEO)

Delo.autor

VLLAZNIA nuk ia del në Champions, Astana kockë e fortë për shkodranët

Isa.Autor

Leave a Comment