Futboll Seria A

Gattuso ‘padroni’ i ri i Milanit. Nga krahasimi me Conten te rikonfirmimi për sezonin e ardhshëm

U deshën disa javë, por ngadalë ndryshimi në stol është duke sjellë fryt: në ndeshjet e fundit, në fakt, Milani ka filluar të tregojë disa shenja pozitive që do të ndikojnë për mirë në të ardhmen. Merita është sigurisht e Gennaro Gattusos, i cili solli një lojë të re, një frymë të ndryshme grupi dhe një gjendje më të mirë fizike, transmeton Alpenews.

Kjo është raportuar nga La Gazzetta dello Sport këtë mëngjes, e cila shpjegon se tani nuk përjashtohet mundësia që trajneri i vitit të ardhshëm mund të jetë ende Rino.

Në momentin kur Gattuso ka marrë vendin e Vincenzo Montella në stolin e Milanit, shumë ishin të bindur se ishte vetëm një ‘i përkohshëm’ deri në fund të sezonit ndërsa tani ka një shans shumë më të mirë se disa javë më parë për t’u konfirmuar  edhe në sezonin 2018-2019. Nuk ka siguri, por nëse nga këtu deri në fund të majit do të marrin rezultate të rëndësishme, konfirmimi nuk do të ishte një befasi.

Sipas Rosea, Gattuso mund të ndjekë hapat e një ish-mesfushori tjetër i cili më vonë arriti gjithashtu si trajner, që është Antonio Conte. Midis të dyve ka disa pika të përbashkëta, në veçanti intensiteti i ‘workouts’ dhe aftësia për t’u lidhur me grupin. Kuqezinjtq do të presin për të parë se si do të shkojë pjesa e dytë të sezonit, por ideja e Gattusos për tu konfirmuar edhe për vitin e ardhshëm nuk është e pamundur./Alpenews.al/

Related posts

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Ergys Kaçe pritet të firmosë me Partizanin. Ja detajet e akordit…

Delo.autor

INTER-BOLOGNA/ “Zikaltërit”, për fitoren e tretë radhazi sezonale. Ja statistikat…

Delo.autor

DINAMO TBILIS-TIRANA/ Halili “hap thesin”, ja shpërblimi për “Bardheblutë” në rast kualifikimi

Delo.autor

Leave a Comment