Futboll Kategoria Superiore Sport

TELUSHI NË SPITAL PAS DËMTIMIT/ Ja çfarë ndodhi me liderin e “Demave” (VIDEO)

Bruno Telushi i hapi rrugën fitores 3-0 të Partizanit ndaj “Djemve të Detit”, në javën e 25-të të Superiores. Goditja e tij e dënimit në minutën e 5-të tundi rrjetën e portës së Isli Hidit, duke iu dhënë të kuqve qetësinë e nevojshme për ta kurorëzuar me sukses një sfidë delikate dhe rritur distancën me ndjekësit më të afërt në 9 pikë.

Sidoqoftë, mesfushori energjik vlonjat, autor i 6 golave në këtë kampionat, pësoi një dëmtim delikat në fundin e pjesës së parë. Ai u zëvendësua nga Kote me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, pasi u dërgua urgjent në spital. Sikurse u duk edhe në fushë, Telushi pati probleme në gjoks, mosmbushje me frymë, ndaj duhej ekzaminim i hollësishëm mjekësor.

“Bluzat e bardha” konstatuan menjëherë tepri ajri në mushkëri (enfizemë polmonare), si pasojë o përplasjes me kundërshtarin, ndaj nisën të normalizonin situatën. Atë e ka vizituar direkt pas ndeshjes në spital trajneri Skënder Gega dhe drejtues të tjerë të të kuqve. 28-vjeçari e ka kaluar natën nën kujdesin mjekësor. Parashikimet janë që sot ta lërë spitalin dhe të vijojë riaftësimin, sipas këshillave të “bluzave të bardha”.

Duke qenë se kampionati shqiptar ndërpritet për shkak të ndeshjeve të kombëtares kuqezi, edhe Telushi do të ketë më tepër kohë në dispozicion për ta kaluar këtë moment të keq dhe qenë gati për përplasjen e madhe të javës së 26-të, Kukësi-Partizani.

Partizani-Teuta (Përmbledhje)

Partizani-Teuta (Përmbledhje)

Gepostet von DigitAlb am Sonntag, 17. März 2019

Related posts

Kamza nis të “restaurohet”, rinovon mbrojtësi Igor Cukovic

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Kaos në “Old Trafford”, ndeshja rrezikon të shtyhet përsëri (VIDEO)

Delo.autor

“MË SURPRIZUAT, SEPSE ME JU JAM TREGUAR…”/ Festoi 40-vjetorin, zbulohet fjalimi emocionues i Ibrahimovic

Delo.autor

Leave a Comment