Futboll La Liga

Getafe-Bilbao, miqtë kërkojnë fitoren dhe parakalimin

Getafe, këtë të premte, do të provojë t’i japë vazhdimësi formës së mirë që ka treguar në “Coliseum Alfonso Perez”. “Azulones” kanë qenë pothuajse perfekt përpara publikut vendas kohët e fundit duke marrë katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi.

Për më tepër, ata kanë pësuar vetëm një gol në këto takime. Gjithsesi, nuk do të jetë aspak e lehtë për ata që ta vazhdojnë këtë formë të mirë kundër një skuadre si Athletic Bilbao, duke parë se edhe miqtë e kanë rritur nivelin e lojës së tyre. Edhe bardhekuqtë kanë qenë të vështirë për t’u mposhtur në javët e fundit dhe do të paraqiten në këtë sfidë të pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Një fitore në “Coliseum” do t’i jete mundësinë Bilbao-s ta parakalonte Getafe-n në renditje, duke parë se vendasit kanë vetëm një pikë avantazh ndaj miqve në renditje. Për sa i takon përballjeve direkte, baskët kanë marrë gjashtë fitore dhe një barazim në shtatë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Getafe-s.

Related posts

Napoli kalon në epërsi, Piotr Zielinski shënon një gol fantastik (VIDEO)

Isa.Autor

Mavraj sfidon klubin, në Gjermani e konsiderojnë provokim të rëndë (FOTO)

Isa.Autor

RUSI 2018/ Irani sfidon Spanjën, por ka një problem europian

Sadik.Autor

Leave a Comment