Bundesliga Futboll

Gjermania kundër Aubameyang: Jemi në anarki, po mban peng klubin

Pierre-Emerick Aubameyang do të jetë protagonisti i merkaton së janarit në Gjermani, edhe pse Borussia Dortmund duket se nuk është dorëzuar akoma. Sulmuesi i Gabonit është i vendosur t’i thotë lamtumirë gjermanëve, me Arsenal që ka bërë gati një super ofertë. Gjithsesi, qëndrimi i ish-sulmuesit të Milan ka acaruar shumë njerëz dhe jo vetëm brenda Borussia Dortmund. Kështu, pas trajneri të Bayern, Heynckes, ka qenë Niko Kovac, trajneri i Eintracht Frankufrt, që ka kritikuar lojtarin.

Në një intervistë të dhënë për revistën “Kicker”, ai ka akuzuar Aubameyang se ka marrë pen klubin: “Është e pabesueshme të shikosh klubin dhe trajnerët të marrë peng nga lojtarët. Nuk mund të jemi dakord me një situatë të tillë. ku do të arrijmë? Në anarki. Secili bën atë që do, lojtarët paraqiten në stërvitje kur duan ata. Në kohën time nuk ishte kështu. Më pas, sot një kontratë 5-vjeçare vlen vetëm një vit e gjysmë. E gjitha kjo është e pabesueshme”, ka thënë Kovac.

Related posts

Paraqitjet fenomenale në vitin 2017, Napoli i Hysajt përmban statistika të frikshme

Q.Autor

Arsenal-Watford, “Topçinjtë” kanë humbur 3 radhazi në Premier

Q.Autor

As Immobile e as Insigne/ SERIE A përshkruan ndeshjen me foton e SHQIPTARIT

Isa.Autor

Leave a Comment