Futboll Seria A

Gonzalo Higuaín e bën Italinë të qajë: Kam një letër për ty…

Gonzalo Higuaín ishte mysafiri i papritur në shfaqjen italiane “C’e posta per te” (unë kam një letër për ty), dhe ndërhyrja e sulmuesit argjentinas të Juventusit ka prekur të gjithë Italinë.

Prindërit e Luigi, një ndjekës besnik i El Pipitës, donin të befasonin djalin e tyre për të treguar mbështetjen e tij pas vdekjes së vitit të kaluar të vëllait, Salvatore, kur ai ishte vetëm 17 vjeç.

Higuain u shfaq në befasi në program dhe i dha fanellën e tij Luigi, duke shkaktuar emocione të forta, aq sa të gjithë të pranishmit filluan të qanin. Sulmuesi i Juventusit, gjithashtu, i dha Luigi dy bileta për të vizituar Nju Jorkun, çka kishte qenë ëndrra e vëllait të tij, Salvatore.

https://www.youtube.com/watch?v=ou15PQiQgDE

Related posts

Van Gaalit nuk i ikën inati, mendon të hakmerret ndaj skuadrës që e shkarkoi si trajner

Q.Autor

KRIZË SULMI TEK INTERI/ “Lu-La” e lodhur, shumë goditje dhe 0 gola

Delo.autor

Kroacia kampione bote? Ylli i Barcelonës vjen më një premtim të çmendur

Isa.Autor

Leave a Comment