Futboll Sport

SENEGALI TRIUMFOI NË KUPËN E AFRIKËS/ Sulmuesi i Liverpool: Më vjen keq për Salah, jemi shumë krenarë

Një moment krenarie që Sadio Mane nuk do të harrojë kurrë. Sulmuesi i Senegalit, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut, ka meritën e madhe që nuk u demoralizua edhe pse humbi penallti që në minutën e katërt.

“Jam shumë krenar. Është një moment i pabesueshëm për të gjithë vendin tonë”, tha ylli i Liverpulit, i cili shkoi të ngushëllonte edhe shokun e klubit, Salah, i cili mbeti në lot dhe nuk pati fatin të godiste penalltinë për Egjiptin, duke qenë i pesti në radhë:

“Më vjen keq për Salahun. E di se si ndihet.

Është një zhgënjim i madh për të dhe shkova ta ngushëlloja”, tha sulmuesi i “Reds”-ave, i cili do të luajë përkrah Salahut të enjten kundër Lestërit në Premier Ligë

 

Related posts

(FOTO) Milan, historia legjendare e epokës së Berluskonit në vitet 1986-2017

Q.Autor

E RRALLË NË SHQIPËRI/ Skuadra e Kategorisë së Parë në duart e 6 vëllezërve

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Hamilton i bën propozimin surprizë Verstappen pas aksidentit në Silverstone

Delo.autor

Leave a Comment