Futboll La Liga

Griezmann do të transferohet tek Barcelona? Skuadra jep vendimin e prerë…

Barcelona ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se kanë arritur marrëveshje me Griezmannin.

Në mëngjesin e së shtunës, mediat spanjolle raportuan se Barcelona ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe se francezi do t’i bashkohet katalunasve gjatë verës.

Por, Barça ka reaguar ashpër duke i quajtur vetëm spekulime, teksa ka përsëritur respektin që ka për klubin madrilen.

“FC Barcelona dënon fuqishëm informatat e transmetuara në orët e fundit nga media të ndryshme për lojtarin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, se ka arritur marrëveshje me klubin tonë”.

“FC Barcelona i kundërshton ashpër këto raportime dhe përsërit respektin që ka për institucionin e Atlético Madrid”, shkruhet në komunikatën e Barcelonës.

Related posts

PRAPASKENA/ HYSAJ dëshironte kalimin e bujshëm te Chelsea, ja kush e bllokoi të shkonte në Angli

Isa.Autor

ATALANTA-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer i beson dyshes së sulmit Ronaldo-Rashford (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RREGULLAT STRIKTE/ Përdorën HILE spektakolare, skualifikohen nga gara 258 atletë në Kinë

Isa.Autor

Leave a Comment