Futboll Premier League

Guardiola kërkon mbrojtje për lojtarët, shtypi anglez e mbështet me prova

Pep Guardiola është i shqetësuar dhe e ka treguar këtë në konferencën e shtypit, përpara mediave. Trajneri i “qytetarëve” ka kërkuar mbrojtje për futbollistët. Sipas tij, ata janë të ekspozuar ndaj një presioni të madh, për shkak të orarit të ngushtë që futbolli ka sot. “E kam thënë shumë herë: e gjitha që duhet të bëni është të mbrosh lojtarët, të mbrosh lojtarët. Jo lojtarët e Manchester City, por të gjithë lojtarët, për të mirën e futbollit në përgjithësi, se ata janë artistë. Ju duhet të kujdeseni për ta”, – tha ai.


Trajneri i Manchester City ka insistuar përsëri se sa e vështirë është që të kemi lojtarë të shëndetshëm me orarin e ngushtë të futbollit.

Aktualisht, Guardiola nuk mund të llogarisë lojtarë si Gabriel Jesus, apo Mendy, pasi janë të dëmtuar. Ndërkohë, shtypi anglez e mbështet Pep-in në këtë drejtim. Trajneri katalanas ka gjetur një aleat me ndikim në “kryqëzatën” e tij. Nuk është askush tjetër, përveç gazetës prestigjoze “The Times”. Ajo e hap pjesën sportive duke krahasuar dy veprime të para në “FA Cup”, këtë fundjavë: ndërhyrja brutale e Bennett ndaj Sane, teksa gjyqtari i dha lojtarit të Cardiff vetëm kartonin e verdhë, edhe pse ka të ngjarë që ai veprim t’i kushtojë atij një ndëshkim prej gjashtë ndeshjesh.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ REALI “shuan” ëndrrat e INTERIT me një FOTO-MESAZH

Isa.Autor

REVOLUCION PAS ELIMINIMIT NGA CHAMPIONS/ Juventusi nxjerr në shitje Pjanic për blerjen e bujshme…

Delo.autor

Homazhe për legjendën e Tiranës, nderohet figura e Skënder Hykës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment