Futboll

Legjenda e Skocisë kujton ndeshjen në Shqipëri: Na dhanë fasule të ftohta, Enver Hoxha nuk na pëlqente me mjekër

Shorti i Ligës së Kombeve ka vendosur përballë Shqipërinë ndaj Skocisë dhe Izraelit.

Për skocezët kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë. Ata kanë filluar që tani të njihen me vendin tonë duke kërkuar informacione.

Gazeta prestigjoze skoceze “The Scotsman” ka intervistuar ish-futbollistin e njohur të Sëlltik, Danny McGrain i cili rrëfen se e ka shkelur Shqipërinë në vitin 1979. Ai erdhi me ekipin e tij në Tiranë për një ndeshje të Kupës së Kampionëve kundër Partizanit.

Duke bërë krahësimin me sot, gazeta vë në pah ndryshimet që kanë ndodhur në këtë vend pasi në kohën kur erdhi Sëlltiku, vendi ishte nën kontrollin e diktarorit, Enver Hoxha.

McGrain tregon se shqetësimi i parë i shqiptarëve kishte të bënte me mjekrën e tij. U fol për frikën se do ta ndalonin në aeroport për shkak të saj; e sqaruan se mjekrat e gjata, roku dhe plot gjëra të tjera nuk pëlqeheshin nga Enver Hoxha.

Më mirë do ishte mos më kishin lënë të futesha në fushë atë ndeshje, madje mos kisha udhëtuar fare. Çdo herë që na sillnin për të ngrënë ishte e njëjta gjë: një lloj supe me një vezë sy përsipër. Në rrugë djemtë ecnin duke u mbajtur për dore. Për ne nga Perëndimi i Skocisë kjo ishte diçka e tepërt”, tregoi ish-futbollisti i njohur.

Kujtime të këqija ka edhe një futbollist tjetër i Celtic, George McCluskey.

“Kërkova ushqimin e zakonshëm të para ndeshjes dhe më sollën një peshk që se kisha parë kurrë, me gjithë hala dhe me sy të zmadhuar që gati po më hanin”.

 Ai gjithashtu mban mend se si kamerierët e shihnin gjithë dyshim mjekroshin McGrain dhe ai e pagëzoi me emrin ‘Baraba’. 

“Fatmirësisht të gjithëve na u këshillua që të sillnim ushqime me vete. Unë e ndaja dhomën me Tommy Burns dhe kur u ktheva e gjeta që po hante fasule të ftohta nga nja kanoçe. Fytyrën e kishte të mbuluar me salcë domatesh dhe më tha “po vdes urie George, po ngordh”. Nxora nga çanta një sanduiç që ma kishte përgatitur ime shoqe dhe, po të doja mund t’i kisha marrë një dhjetëshe (paund) për të“, tregon ai.

Në shtator të këtij viti, kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Kristian Panuçi do të përballet me Skocinë në Ligën e Kombeve, por kësaj here situata do jetë ndryshe, pasi ndihemi inferorë duke qenë se si ekip, vlejmë gati dyfishi i skocezëve.

Related posts

Bayern, do të “sakrifikojë” dy yje për të pushtuar Europën

Sadik.Autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu Shkurtaj dyfishon shifrat për verilindorët

Delo.autor

EKIPI SKOCEZ NUK E BIND SULMUSIN SHQIPTAR/ Flet agjenti i Grezdës: Rangers nuk i dha asnjë shans, do të…

Delo.autor

Leave a Comment