Bundesliga Futboll

Hamburgu emëron trajnerin e ri, çfarë do të ndodhë me Mavrajn?

Skuadra e Hamburgut po kalon një periudhë shumë të keqe, teksa klubi renditet në vend të parafundit në tabelën e klasifikimit në Bundesligë, duke rrezikuar për të rënë nga kategoria, për herë të parë në histori.

Klubi shkarkoi para pak ditësh trajnerin, Markus Gisdol, për shkak të rezultateve të dobëta.

Por sot, klubi ka çuditur me trajnerin e ri, teksa ka zyrtarizuar në stol një trajner pa shumë eksperiencë, Bernd Hollerbach.

Ai do të përpiqet të nxjerrë klubin nga gjendja e vështirë që po kalon.

Kujtojmë që te Hamburgu është kapiten, lojtari i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. Me ardhjen e trajnerit të ri priten ndryshime në ekip, por gjithsesi qendërmbrojtësi kuqezi e ka vendin e titullarit.

Related posts

PAS HUMBJES ME ISLANDËN NË KUALIFIKUESE/ Kjo është renditja katastrofë e Kombëtares në Grupin H (FOTO)

Delo.autor

Ilir Daja: Kemi politikat tona, nuk bëjmë lojën e asnjë ekipi tjetër

Sadik.Autor

Çifti Beckham feston 19-vjetorin me një dolli mbi 1.500 euro

Isa.Autor

Leave a Comment