Futboll Seria A Sport

Milani dhe Interi bëhen “bashkë”/ Bashkia e Milanos jep lajmin e fundit për “San Siron”

Dy klubet e njohura të Italisë dhe Europës Milani dhe Interi kanë marrë një lajm të rëndësishëm. “Shtëpia” e dy klubeve të Milanos “San Siro” do t’i nënshtrohet rikonsktruksionit. Projekti rehabilitues është aprovuar nga Bashkia e Milanos, e cila ka akorduar një fond prej 15 milionë € për rifreskimin e stadiumit ” Giuseppe Meazza” deri në 2020. Kompania koncesionare që menaxhon shërbimet e stadiumit “MI Stadio” dhe “Palazzo Marino Sports” kanë marrë përsipër zbatimin e projektit.

Këshilltarja për Sportin në Bashkinë e Milanos Roberta Guineri deklaroi se projekti synon të ruajë statusin e “San Siros” si kompleks futbollistik të nivelit botëror.

” Plani për punën dhe idetë që do të kryhen në strukturën e stadiumit na lejon ta konsiderojmë stadiumit tonë të nivelit botëror”, deklaroi për mediat italiane Guineri.

Stadiumi mitik mori emrin e legjendës së futbollit italian Giuseppe Meazza që fitoi dy Botëorë në 1934 dhe 1938. Ai u hap në 19 shtator të 1926 dhe rikonstruksioni i fundit është kryer në vitin 2016. Kapaciteti i tij i plotë është 80.018 vende.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

RRUGA DREJT KATARIT/ Sot sfida Shqipëri-Poloni, mësoni sa kuotohet në baste fitorja e kuqezinjve

Delo.autor

MIQËSORJA E DYTË/ Ja kur do të përballet Shqipëria ndaj Gjeorgjisë

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi Olic rikthehet në fushë, fillon punë si trajner në Rusi. Merr drejtimin e klubit…

Delo.autor

Leave a Comment