Futboll Seria A

Figo: Shpresoj që Interi ta fitojë Scudetton, nuk duhet shitur Icardi

Luis Figo e ka këshilluar Interin që mos të shes Mauro Icardin.

Ditë më parë u përhapën disa lajme se sulmuesi argjentinas kishte kryer testet mjekësore te Real Madridi, por kjo u përgënjeshtrua më vonë.

“Icardi te Reali? Është e qartë se kjo nuk do ishte e mirë për Interin apo futbollin italian që të humbet një lojtar të madh”, ka thënë Figo për Corriere della Sera.

“Gjithsesi klubet kanë politikat dhe projektet e veta, pra Interi do të marrë vendimet e veta”.

“Scudetto? Shpresoj se Interi do ta fitojë. Juventus dhe Napoli janë të fortë, por shpresoj të shikoj një betejë mes triave dhe Interi të kthehet për Scudetto”.

“Pas Real Madridit, kisha shanse të luaja prapë në një nivel të madh. Kur erdha, Interi filloi të fitonte dhe ishte diçka e shkëlqyer”.

“Raporti im me fansat është i madh, Milano gjithmonë do të jetë një kujtim i mirë”, ka shtuar portugezi.

Related posts

E krahasojnë me Neymar, talenti i ri i Realit befason me deklaratën e tij

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Guardiolan bëhet me dhimbje koke, Wolves shënon gol me… (VIDEO)

Isa.Autor

Probleme për Milan, Allegri do me çdo kusht Romagnoli-n

Q.Autor

Leave a Comment