Futboll Premier League Sport

Thibaut Courtois prapakthehu: Ky është vendimi i fundit nga portieri belg

Portieri belg i Chelsea, Thibaut Courtois ka deklaruar pas vendit të tretë që kombëtarja e tij arriti në Kupën e Botës “Rusi 2018” se është gati të qëndrojë në Londër, pavarësisht deklaratave se ai mund të transferohet te Real Madrid. 26-vjeçari është vënë prej kohësh në shënjestër nga skuadra “merengues”, ndërkohë që ka ende edhe një vit kontratë me “blutë” e Londrës.

“Tani që mbaroi Botërori do të flas me menaxherin tim për të parë të gjitha mundësitë që ekzistojnë për sa i përket të ardhmes time. Të gjitha opsionet janë të mundshme për mua. Mund edhe të qëndorj te Chelsea., Shpresh njerëzit thonë se futbollistët nuk i zbatojnë kontratat e tyre, por unë mund ta respektoj atë”, u shpreh Courtois.

Më tej, portieri belg shtoi: “Unë nuk mendoj se Chelsea do të lërë një stol me cilësitë e mia edhe nëse nuk rinovoj kontratën. Por ndoshta unë vendos të qëndroj aty, pasi më pëlqen Londra”, u shpreh portieri Thibaut Courtois, që kërkohet nga Reali së bashku me shokun e tij të skuadrës Eden Hazard. Courtois ka mbërritur të Chelsea në vitin 2011, por pas 3 sezonesh në formë huazimi tek Atletico u rikthyer në “Stamford Bridge”, duke qenë portieri titullar i londinezëve.

Related posts

SEBASTIAN VETTEL I NEVRIKOSUR/ Shikoni si përplasi nga pas Verstappen, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

“1001 NDESHJE”/ Lionel Messi nuk njeh LIMITE, mbyll “mijëvjeçarin”

Delo.autor

Southampton ofron 18 milionë euro për sulmuesin e talentuar të Baselit

Isa.Autor

Leave a Comment