Bundesliga Futboll

Hertha-Dortmund, ndeshja hapëse e javës së 19 të Bundesliga-s

Java e 19-të e kampionatit gjerman do të hapet me ndeshjen Hertha-Borussia Dortmund, që do të zhvillohet në “Olympiastadion” të premten në mbrëmje (20:30).

Hertha Berlin
Trajneri i vendasve, Pal Dardai, nuk do të ketë në dispozicion qendërmbrojtësin Karim Rekik dhe sulmuesin e krahut Palko Dardai. Alexander Essëein, sulmuesi tjetër i krahut, ka qenë me grip, por duhet të jetë në dispozicion për ndeshjen.
Lojtari Kyç
Hertha ka disa lojtarë të rrezikshëm në sulm, por më miri mes tyre ka qenë ish-lojtari i Chelsea Salomon Kalou. Afrikani ka realizuar shtatë gola në Bundesliga. Forma e mirë që po kalon e bën atë rrezikun numër një për mbrojtjen e miqve.

Borusia Dortmund
Peter Stoger mund të mos ketë në dispozicion mbrojtësit Raphael Guerrero dhe Marcel Schmelzer, mesfushorin Sebastian Rode dhe lojtarët e krahut, Max Philipp, Marco Reus dhe Jacob Larsen out. Nuk dihet akoma se çfarë do të ndodhë me sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, i cili flitet se ka arritur një marrëveshje me Arsenal-in.

Lojtari Kyç
Për shkak të situatës së paqartë të Aubameyang, Dortmund mund të jetë e detyruar t’i gjejë golat nga dikush tjetër. Një lojtar që mund të zëvendësojë afrikanin është amerikani Christian Pulisic, i cili është një nga ata lojtarë që mund të bëjnë diferencën.

Shifra dhe Fakte
– Borussia ka fituar 30 nga 64 ndeshjet e luajtura kundër Hertha Berlin, me këta të fundit që kanë marrë 18 fitore, ndërsa 16 takimet e tjera janë mbyllur në barazim.
– Hertha ka mbajtur rrjetën e portës të paprekur vetëm në dy nga 18 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Dortmund në Bundesligë.
– Mbi 2.5 gola për ndeshje janë realizuar në 6 nga 7 ndeshje e fundit të kampionatit që Hertha ka luajtur në shtëpi.

Related posts

NGA GOLEADAT TEK SHERRET/ Ja 5 duelet e “FERRIT” mes Interit dhe Juventusit

Delo.autor

KA EDHE K­ËSHTU/ SUAREZ merr një rol të ri te BARÇA, atë të… BABAIT QORTUES

Isa.Autor

ARBITRI MË I MIRË/ Mjeshtri i VAR-it: JA kush do të vendos drejtësi në JUVE-INTER

Isa.Autor

Leave a Comment