Futboll Seria A

Higuain e konsideron një lojtar thelbësor, Juventus bën gati 40 milionë euro

Dëmtimi i Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado ka ndryshuar strkturën taktike dhe hierarkinë në shtëpinë e Juventus. Massimiliano Allegri, i cili nuk e ka pasur të lehtë të përshtasë lojën e tyre me atë të
Mandzukic, Higuain, Bernardeschi dhe Douglas, ka gjetur një zgjidhje të re që po vlerëson më shumë sulmuesin brazilian.

Costa ka koleksionuar 2 asiste dhe 1 gol në tri ndeshjet e fundit të kampionatit dhe Gonzalo Higuain, që është kthyer te goli falë asistim të tij, ka nënvizuar rëndësinë që ka ai për lojën e ekipit. “Douglas Costa? Është shumë i rëndësishëm për stilin tim të lojës”.

Një vlerësim ky që shkon përtej miqësisë me brazilianin, i cili është integruar 100% tek Juventus. “Zonja” e ka marrë me formulën e huazimit dhe me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Një të drejtë që drejtuesit bardhezi kanë vendosur ta ushtrojnë duke paguar 40 milionë euro, plus 1 si bonus. Totali, duke përfshirë edhe 6 milionë eurot e paguara për huazimin, shkon në 47 milionë euro, një shifër që dukej e çmendur në fillim të sezonit, por që tani Juventus është bindur ta investojë.

Related posts

SULMI I VLLAZNISË/ Kuqeblutë janë të varur nga Bekim Balaj

F.autor

Sampaoli: Dybala dhe Icardi kanë shanse për Kupën e Botës

Sadik.Autor

Cristiano Ronaldo te Juventus, Marchisio ka dy fjalë për portugezin

Isa.Autor

Leave a Comment