Futboll La Liga

BOMBA nga Spanja/ Neymar ka zgjedhur numrin e fanellës te Reali, transferimi i pashmangshëm

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Real Madridin rreth një transferimi të mundshëm gjatë verës dhe tashmë ka shtruar edhe kërkesë për numrin e fanellës së tij.

Thashethemet që lidhin brazilianin me transferimin tronditës në Bernabeu janë shfaqur së fundmi, ndërkohë që Neymar po frusturohet gjithnjë e më shumë me jetën në Paris pas edhe përplasjes me Edinson Cavanin që ndodhi në fillim të këtij sezoni dhe së fundmi.

Atëherë dhe tani në fitoren e thellë ndaj Dijonit, ai me ngulm kërkoi të marrë goditjen nga pika e bardhë nga uruguaiani, i cili në rast se do të shënonte do të thyente rekordin nga Zlatan Ibrahimovic si golashënuesi më i mirë, gjë të cilën tashmë e ka arritur.

Kjo besohet të ketë irrituar tutje Neymarin dhe rritur gjithashtu dëshirën e tij për largim. Madje, shoë televiziv në Spanjës ‘El Chiringuito’  pohon tani që Real Madridi ka arritur në atë pikë të marrëveshjes sa lojtari ka zgjedhur edhe numrin e fanellës.

Dëshira e tij që ka shprehur te Real Madridi është të marrë fanellën me numër 10, të cilën aktualisht e bartë te PSG dhe skuadra kombëtare e Brazilit.

Megjithatë momentalisht numri 10 mbahet nga Luca Modric por ndryshimi i numrit për kroatin nuk është ndonjë problem.

Related posts

E BUJSHME/ Barcelona refuzoi ofertën 150 milionë euroshe nga Manchester United për këtë lojtar

Delo.autor

FITORJA E JUVENTUSIT ME “HAT TRICK”/ Balotelli ironizon rivalët: Ai është një kampion absolut, por nuk… (FOTO)

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ “Basti” i Guardiola: Sane do të bëhet si Giggs!

Sadik.Autor

Leave a Comment