Kategoria Superiore Shqipëri

Humbi fazë përgatitore nga gjobat, Masato Fukui përfundon te Kastrioti

Sulmuesi i Kamzës, Masato Fukui u nis drejt aeroportin “Nënë Tereza” për të udhëtuar me ekipin drejt Turqisë, por në momentin kur ka dorëzuar pasaportën në sportel, punonjësi i policisë i ka bërë të ditur se kishte më shumë se 5 mijë euro detyrime ndaj shtetit shqiptar për shkak të dokumentacionit që ka të bëjë me leje-qëndrimin.

 

Nëse e kalonte kufirin do të ishte e pamundur të kthehej sërish në vendin tonë, nëse nuk do të paguante shumën e gjobës.

Në ketë mënyrë drejtuesit e Kamzës kanë preferuar që futbollisti të mos udhëtonte me ekipin drejt Turqisë. Klubi kryeqytetas ka gjetur akordin me Kastiriotin dhe sulmuesi e bëri fazën përgatitore me ekipin krutan.

Në miqësoren e sotme që Kastrioti zhvilloi me Feronikelin, japonezi u aktivizua në pjesën e dytë. Në minutën e 65-të ndeshja u ndërpre për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Related posts

PAS PARALAJMËRIMIT NGA DISIPLINA/ Reagon klubi i Vllaznisë: Pasojat do jenë të rënda për klubin, kërkojmë mirëkuptimin e…

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Dy penallti për 3 minuta, Batha përmbys kampionët (VIDEO)

Delo.autor

Starova: Humbja mund të ndikojë te Partizani, Skënderbeu i uli autoritetin

Isa.Autor

Leave a Comment