Futboll La Liga

Real Madridi ua mbyll derën skuadrave që duan huazimin e Kovacicit

Gjiganti spanjoll, Real Madridi nuk do të lejoj largimin e mesfushorit kroat, Mateo Kovacic në afatin kalimtar të janarit.

Kovacic nuk po mundet të zë vendin e titullarit nën urdhrat e Zinedine Zidanes dhe një largim i tij nga Santiago Bernabeu është përfolur shumë.

Mesfushori kroat thuhet se ka pasur disa oferta nga Anglia dhe së fundmi edhe nga Italia, me ish-skuadrën e tij, Interin, që ka shprehur interesim për rikthimin e tij me huazim.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Real Madrid i ka thënë Interit të harrojë nënshkrimin e Mateo Kovacicin në huazim këtë muaj.

Thashethemet që reprezentuesi i Kroacisë mund të kthehej në San Siro për gjashtë muaj janë bërë pasi shihej si një alternativë ndaj mesfushorit Ramires të Jiangsu Suning.

Megjithatë, mediumit Defensa Central pretendojnë se Real Madrid menjëherë mbylli derën për çdo propozim të tillë.

Kovacic u bashkua me Interin nga Dinamo Zagreb në janar të vitit 2013 për 11 milionë euro dhe u shit në Real Madrid për 31 milionë euro plus bonuse në verën e vitit 2015.

Reprezentuesi i Kroacisë ka bërë 14 paraqitje në të gjitha garat për Mbretërit deri më tani këtë sezon, duke dhuruar një asistim.

Related posts

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGË/ Super gol nga Rashica, sulmuesi shtang portierin me një goditje nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Detaje shokuese nga vdekja e Maradonës. I hidhnin ilaçe në birrë që të flinte natën

Delo.autor

PARTIZANI MË NË FUND BËN “JACKPOT”/ Daja gjen “bomberin”, sulmuesi i të kuqve tregon sekretin e tij

Delo.autor

Leave a Comment