Albanian Stars Futboll Seria A

Hysaj pa “frena”: Fitoj titullin dhe kaloj jetën te Napoli

Elseid Hysaj, i veshur blu që prej tre sezonesh, ka folur për mikrofonin e Romës. Shqiptari ka folur për ëndrrën e tij për të fituar kampionatin përpara se të zbulojë eksperiencën e tij në Napoli.

Sa i rëndësishëm është Maurizio Sarri për atë që po bën te Napoli?

Është më i rëndësishmi i projektit. Na dha besimin për të qenë të fortë. Shihet nga jashtë se luajmë mirë falë cilësive të tij si mjeshtër futbolli. Ka bërë që të përmirësohemi në mbrojtje dhe në sulm.

E vërtetë është që nuk mund të prononcoheni për fjalën Skudeto?

Është shumë shpejt që të flasim. Mungojnë shumë ndeshje. Është e rëndësishme që të mendohemi për javën. Mund të ndryshojë bota, por ëndrra duhet të mbetet.

A mund t’iu shkarkojë energjitë Europa League për të garuar për titullin kombëtar?

Nuk mendoj. Është kompeticion interesant. Luajmë në nivele të larta për të kërkuar që të arrijmë në fund të fundit. Mundeni edhe të fitojmë.

Kthimi gjatë sezonit të shkuar ishte fantastik. A e dini se nësë Napoli i përsërit me të vërtetë mund të festoni?

Duhet të vazhdojmë kështu. Të gjithë ne duhet të gabojmë diçka në dy vite më parë dhe një vit më parë. Nëse jemi të fortë nuk do të bëjmë ndalesa. Tashmë kemi mentalitetin e duhur për të kërkuar fitoren në çdo garë si të ishte finale.

Ndërkohë të dielën luani kundër Atalantas që iu nxori jashtë Kupës së Italisë…

Është skuadër e bezdisshme në mënyrë sesi luajmë. Na duhet të kuptojmë gabimet dhe ia dalim. Duhet të shkojmë atje për të fituar. Është e rëndësishme për tifozët. Duhet të ndryshojmë erën kundër zikaltërve.

Do të qëndronit përjetë te ky Napoli?

Po, sigurisht. E kam imagjinuar kështu dhe kështu është. Është mirë dhe një qytet i madh.

Çfarë raporti keni me tifozët?

Janë numri një. Të njohin nga dy kilometër distancë. Duan futbollin dhe lojtarët, të mbrojnë. Është ndjesi e mirë.

Related posts

Manchester United “sfidon” Juventusin për Ronaldon, ka gati ofertën BOMBASTIKE

Isa.Autor

Neymari frikëson Brazilin për Kupën e Botës

Sadik.Autor

Mourinho e paralajmëron Realin: Harroje De Gean

Q.Autor

Leave a Comment