Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË PJESË E “VERDHEKUQËVE” PREJ NJË VITI/ Totti: Rikthim te Roma? Kurrë mos thuaj kurrë…

Francesco Totti nuk është pjesë e Romës prej gati një viti, që nga ajo konferencë e qershorit 2019, e cila shënoi fundin e marrëdhënieve me ekipin verdhekuq. Ish-kapiteni jo gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë me Pallotta dhe me disa anëtarë të menaxhmentit aktual të klubit. Sidoqoftë, tani gjërat po ndryshojnë. Roma, së shpejti do të jetë plotësisht në duart e Friedkin dhe kjo është arsyeja pse në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Francesco Totti nuk i mbyll dyert për një rikthim të mundshëm, përkundrazi: Nëse një telefonatë vjen nga Friedkin? Epo, unë patjetër do të flas me të. Do t’i vlerësoj situatat me qetësi. Në jetë, kurrë mos thuaj kurrë…”

Nga ana tjetër, marrëdhënia e tij me Romën është e veçantë, çka nuk është e thjeshtë për t’u gjetur në karrierën e lojtarëve të tjerë: “Zgjedhja për të qëndruar në Romë përgjithmonë ishte dashuri e pastër, nuk kishte nevojë për strategji. Ishte një kohë kur u ndodha vërtet afër largimit, por le të mos flasim për “arratisjet”. Është një çështje respekti për tifozët dhe fanellën. Nuk do ta kisha bërë kurrë atë, nuk do ta tradhtoja kurrë një klub që më ka dhënë aq shumë”.

Pastaj, duke parashikuar të tashmen dhe të ardhmen e ekipit, Totti është i sigurt: “Liga e Europës? Është një nga objektivat, pasi renditet i katërti, por nuk është e lehtë. Lojtarët e Romës duhet të qëndrojnë të bashkuar, të bëjnë atë që dinë më mirë. Me të vërtetë shpresoj se mund t’i arrijnë objektivat e caktuar”.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Spanjë me penallti. Rezultati 2-1

Delo.autor

Start pozitiv/ Hasi merr një pikë në debutimin me Al Raed në Arabinë Saudite

Isa.Autor

“NUK DUA AS AFRIME DHE AS REKORDE, POR…”/ Klopp i befason të gjithë me deklaratën e tij

Delo.autor

Leave a Comment