Kategoria Superiore Shqipëri

Ia “mbyll gojën” Dukës, ja veprimi i papritur që bën Bashkim Fino

Kandidati për president i FSHF-së, Bashkim Fino, ka bërë një hap më shumë në “ç’politizimin” e tij, si rival i Armando Dukës.

Duke parë se kreu aktual i FSHF-së e ka konsideruar atë si një sekretar partie (aq më terpër, i asaj në pushtet), Fino ka vendosur t’ia heqë vetes disa “valenca partiake”, duke mbetur vetëm deputet i thjeshtë në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve.

Përmes një njoftimi publik, ish-kryeministri i vendit, tashmë në kërkim të “kryeministrit” të futbollit shqiptar, ka njoftuar dorëheqjen nga detyrat partiake: “Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF”.

Related posts

11 PIKË LARG VENDIT TË TETË/ Apolonia mposhtet nga Kukësi bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë

Delo.autor

Kërcënimi ndaj trajnerit Gjoka, edhe Vata e Cungu janë ankuar më parë për “të fortët” e Shkodrës

Q.Autor

2 SUPER GOLA DHE 1 KARTON TË KUQ/ Partizani-Teuta ndajnë pikët në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment