Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Teuta mposht Vllazninë falë Bregut dhe ngjitet në vendin e dytë

Teuta triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0 falë supergolit të realizuar nga Dejvi Bregu në minutën e 25-të. Një fitore e artë për durrsakët që ngjiten në vendin e dytë me pikë të barabarta me Laçin, 1 pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë, të cilët duket se janë zhytur në krizë rezultatesh, nga e cila nuk po dalin dot.

Vlen të theksohet fakti se shkodranët iu afruan shumë pranë barazimit në minutat e fundit, ku Ardit Hoxhaj tronditi traversën nga goditja e dënimit. “Djemtë e Detit” të drejtuar nga Edi Martini, arritën të menaxhonin mjaft mirë epërsinë e golit në pjesën e parë, duke e bërë tepër enigmatike luftën për vendin e parë.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ I mori numrin dhe e hoqi nga formacioni, sulmuesi nuk largohet nga Juve

Isa.Autor

THUR ELOZHE SHOKUT TË SKUADRËS/ Mbappe: Jemi me fat që kemi një lojtar si…

Delo.autor

Duele të ashpra në çerekfinale, Partizani sërish në Vlorë për Europën

Q.Autor

Leave a Comment