International

Inter drejt “goditjes” së madhe takohet me agjentin e yllit të PSG-së

Inter është duke tentuar transferimin e mesfushorit të PSG-së, Javier Pastore.

Skuadra italiane Inter po tenton të transferojë mesfushorin argjentinas, Javier Pastore, i cili nuk po ka vend në PSG.

Tashmë drejtuesit e klubit dhe agjenti i lojtarit janë takuar dhe kanë nisur bisedimet e para për një transferim të mundshëm.

Sipas Sky Italia, Drejtori Sportiv, Piero Ausilio dhe koordinatori teknik, Walter Sabatini janë takuar me agjentin e Pastores, Marcelo Simonian në Milan.

Inter dëshiron huazimin e argjentinasit, ndërsa PSG kërkon shitjen definitive.

Nëse të dy skuadrat arrijnë marrëveshje, atëherë Pastores i duhet që të pranojë edhe një pagë më të vogël.

Related posts

Real-Gremio, në Abu Dhabi luhet finalja e Botërorit

Q.Autor

31 skuadra, 2 tabu dhe një mallkim… Të gjithë kundër Gjermanisë në Botëror

Q.Autor

Zyrtare/ Arda Turan ndërron ekip

Alm.autor

Leave a Comment