Futboll International

Claudio Ranieri i ‘hap dyert’ kombëtares italiane

Kombëtarja italiane vijon të jetë pa trajner, por edhe pa president të Federatës, në pritje të zgjedhjeve për të përcaktuar pasardhësin e Tavecchios, që më pas do të zgjedhë edhe pasardhësin e Venturës.

Pas refuzimit publikisht të stolit nga disa emra të rëndësishëm të trajningut në Itali, si Ancelotti, Mancini, Spalletti, etj., duket se favorit tanimë është Claudio ranieri.

Ai shikohet si njeriu me eksperiencën e duhur për të rikthyer drejt suksesit ‘Axurrët’, pasi ka drejtuar me sukses si në Serinë A, në Premier League ku u shpall kampion me Leicesterin, por edhe tani në Francë me Nantes. Vetë Ranieri tregoi se do të ishte i lumtur nëse do t’i ofrohej pankina e Italisë dhe se do ta pranonte me kënaqësi.

“Kombëtarja është një kënaqësi dhe do ta pranoja menjëherë ftesën. Kam një kontratë me Nantes dhe jam i prirur ta respektoj, por nëse më thërret kombëtarja, do të flas me presidentin për t’i kërkuar largimin”, u shpreh Ranieri.

Related posts

DAKU I PAPËRMBAJTSHËM NË FILLIMIN E SEZONIT NË RUSI/ Shënon për 3 pikët në minutën e 90

F.autor

SUPERIORE/ Llogari të çmendura, vetëm Teuta e Partizani kanë “garanci” për titullin

Delo.autor

BUZËQESH SPALETI/ Nainggolan rikthehet kundër Barçës

Isa.Autor

Leave a Comment