Futboll La Liga

Interi me sytë nga merkato, shumë emra por asgjë konkrete

 

Merkato  Interit varet e gjitha nga situata financiare e klubit. Nga mbledhja e fundit që u bë mes numrit një të stolit zikaltër Luciano Spalletti  dhe drejtuesve  doli një emër, Henrikh Mkhitaryan. 28-vjeçari armen  qëndron në krye të listës së dëshirave nga ana e trajnerit.

Mkhitaryan nuk është më zgjedhja e parë e Jose Mourinhos në formacionin e Man.United, e kundërta vlen për Spallettin sepse armeni mund të luajë në dy krahet e sulmit si në të majtë ashtu edhe në djathë.

Pra do të ishte një zëvendësues ideal  i Candrevës dhe i Ivan Perisic. Por, situata nuk duket edhe aq e thjeshtë, pasi merkato Interit, varet nga fair-play financiar. Sidoqoftë një zgjidhje ka. Shkëmbim me Joao Marion i cili mund të transferohet te United dhe Mkhitaryan të vishet zikaltër. Një propozim i tillë shihet me sy të mirë nga ana e Jose Mourinhos.

Një tjetër element që mund të transferohet në Milano eshtë dhe Javier Pastore. Mediat franceze bëjnë me dije se lamtumira me Paris Saint Germanin është shumë pranë. Dëshira e argjentinasit është të rikthehet në Itali në mënyrë që të ketë sa më shumë minuta.

Për të siguruar shërbimet e mesfushorit, Interi duhet të paguajë 20 milionë euro. Sidoqoftë deri më tani për emrin e Pastore gjithcka mbetet në kuadrin e dëshirave, pasi mes palëve ende nuk ka asgjë konkrete.

Situatë shumë më ndryshe duket për sulmuesin e Barcelonës, Gerard  Deulofeu. Ish-lojtari Milanit kërkon të ketë më shumë minuta në dispozicion, pasi tek Barça një gjë e tillë nuk mund t’i ofrohet. Si fillim duhet gjetur akordi me Barcelonën, e më pas të mposhtin konkurencën e Napolit, me jugorët që gjithashtu kërkojnë  transferimin e 23-vjecarit.

Braziliani Ramires ka shprehur dëshirën  për të lënë Kinën. Largimi i tij varet nga Jiangsu Suning skuadër ku dhe aktivizohet mesfushori. Mbrojtja është reparti ku duhet të ndërhyhet sa më shpejt, pasi dëmtimet e D’Ambrosios dhe Mirandas kanë krijuar shumë probleme.

Related posts

Renditja/ 10 sulmuesit më të mirë të Kupës së Botës

Sadik.Autor

Ivan Rakitic: Të gjithë flasin për Messin sepse ai është nga një planet tjetër

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Manchester City apelon në CAS përjashtim nga Championsi

Delo.autor

Leave a Comment