Albanian Stars Futboll Premier League

Arsenal/ Spekulimet rreth largimit të Sanchez dhe Ozil, Mustafi sqaron gjithçka

Shkodran Mustafi ka insistuar se sagat e vazhdueshme rreth kontratave të bashkëlojtarëve të tij në Arsenal, Alexis Sanchezit dhe Mesut Ozilit, janë të parëndësishme për aq gjatë sa dyshja prodhon rezultate në fushë.

Sanchezit dhe Ozilit u skadojnë kontratat me Arsenalin në verën e këtij viti dhe spekulimet rreth së ardhmes të tyre nuk kanë të ndalur pasi që të dy janë të lirë të gjejë marrëveshje me skuadra jashtë Anglisë, transmeton Express.

Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë të interesuara për Sanchezin, ndërsa Barcelona dhe Manchester United për Mesut Ozilin.

Ndërkohë, mbrojtësi shqiptar i Kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi, ka theksuar se atij i intereson vetëm kur ata janë në fushën e lojën dhe jo thashethemet për të ardhmen e tyre.

“Titujt e gazetave, kjo është diçka personale për ta. Ata vendosin [për të ardhmet e tyre] bashkë me trajnerin, prandaj s’më bën shumë për atë. E vetmja gjë për të cilën na bënë është kur ata janë në fushë, ata japin gjithçka [nga vetja]. Kjo ma lehtëson punën, sepse kur i shoh njerëzit para meje që japin gjithçka, atëherë edhe unë dua të jap gjithçka”, ka thënë ai.

Related posts

SHERRET E RONALDOS ME TRAJNERËT/ Ja përplasjet e ashpra që CR7 ka pasur në karrierën e tij

Delo.autor

RONALDO I VETËIZOLUAR NË MADEIRA/ Ja rezidenca luksoze ku qëndron futbollisti i njohur (FOTO)

Delo.autor

HEQ DORË NGA MARCELO/ Juventusi hyn në garë për shërbimet e yllit të “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment