Futboll Seria A

Interi do zgjatjen e kontratës dhe rritjen e klauzolës së largimit të Icardit

 Zërat për një transferim të mundshëm të Mauro Icardit te Reali i Madridit për momentin nuk janë marrë shumë seriozisht nga drejtuesit e Interit, por pas mbylljes së merkatos së janarit zikaltrit kanë një plan konkret për të blinduar argjentinasin.
Kupola drejtuese e Interit ka ndërmend të nisë bisedimet me menaxheren dhe njëkohësisht bashkëshorten e futbollistit, Wanda Nara, për rikishikimin e kontratës që parashikon rritje të pagës por edhe të klauzolës së largimit. 110 milionë euro konsiderohet një shumë e vogël për një lojtar të nivelit të Icardit, pasi shumë klube të mëdha europiane do të ishin të gatshme për ta shpenzuar këtë shifër.
Tek Interi mendojnë ta zgjatin edhe një vit kontratën e 24-vjeçarit, i cili ndihet mirë në Milano dhe ka një lidhje të fortë me ambientin zikaltër.

Related posts

HUMBJA ME SPANJËN/ Dalic: Luajtën futboll fantastik, na mundi me autoritet

Isa.Autor

Daja: Transfertë e vështirë, por duam të sigurojmë titullin

Sadik.Autor

“JUVENTUS NA DËBOI, NUK DO JEM KURRË…”/ “Shpërthen” trajneri Tudor: Na vendosi të gjithëve në një nivel

Delo.autor

Leave a Comment