Futboll Sport

E PAPRITUR/ Andrea Pirlo kërkon Botërorin dhe i ofrohet një ekipi kombëtar

Andrea Pirlo duket se pëlqen sfidat e vështira. Pasi mori përsipër në të tillë duke u ulur në pankinën e  Juventusit, ish-mesfushori italain ka hedhur sytë nga një tjetër sfidë shumë interesante.

Sipas mediave polake, ai i ka ofruar shërbimet e tij Federatës Polake të Futbollit, e cila pak ditë më parë ndërpreu kontratën me trajnerin e përfaqësueses, Paulo Sousa, i cili “u arratis” drejt Brazilit për të firmosur me Flamengon. Polonia, pasi kaloi Shqipërinë në grupin kualifikues të Botërorit, është në fazën play-off dhe duhet të gjejë sa më parë trajner për ndeshjet e muajit mars.

Pirlo është treguar i gatshëm që të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje, pasi ka bindjen e plotë se mund të kalojë fazën play-off dhe ta çojë atë në Kampionatin Botëror i cili zhvillohet në Katar në fundin e këtij viti

Related posts

Wolfsburgu ngec ndaj Augsburgut, mbijetesa ende në rrezik

Sadik.Autor

Kategoria Superiore/ Vllaznia-Laçi, formacionet e mundshme

Sadik.Autor

PARTIZANI “çalon” në mbrojtje, prapavija e zbuluar në të dy anët

Sadik.Autor

Leave a Comment