Kategoria Superiore Shqipëri

Ish-sulmuesi shkodran komenton zgjedhjet: Respekt për Finon, por Duka nuk ka rivalë

Edi Martini mendon se presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, është i pakonkurrueshëm në garën për një tjetër mandat në krye të institucionit të futbollit shqiptar. Ish-sulmuesi shkodran, që ka qenë pjesë edhe Kombëtares, ka komentuar për “Panorama Sport” zgjedhjet e 7 shkurtit. Martini rendit disa arsye pse Duka është favorit, edhe pse respekton kandidatin Bashkim Fino, ishkryeministër i vendit.

 

Duka kërkon një tjetër mandat, edhe pse ka 16 vite në krye të FSHF-së. E prisnit që të rikandidonte?

Po, natyrisht që e prisja që Duka të rikandidonte, edhe pse ka 16 vite në krye të FSHF-së. Të arrish një sukses të madh, duke çuar Shqipërinë në Europian dhe realizuar ëndrrën e të gjitha brezave, do të thotë se për një vend të vogël si ne është maksimumi i mundshëm.

Me ndryshimet që kanë ndodhur në futbollin shqiptar, duke filluar nga infrastruktura, stadiumet dhe fushat, për të vazhduar me suksesin e Kombëtares dhe Skënderbeut në rang klubesh, do të ishte çudi që Duka të mos vazhdonte. Me aq sa është bërë deri më tani, veçanërisht në mandatin e fundit, Duka nuk ka rivalë që mund ta konkurrojnë.

Ju mendoni se këto e bëjnë favorit presidentin aktual?

E përsëris, të jesh president i FSHF-së dhe Shqipëria të kualifikohet në Europian, është arritja më maksimale që mund të bëjë numri një i futbollit në vendin tonë. Edhe në këto zgjedhje, mendoj se Duka është favorit vetëm për ato që ka bërë për futbollin. Flasin faktet dhe nuk ka pse të mohohet diçka e tillë. Duhet të jemi mirënjohës për të gjitha ndryshimet.

Martini ne Luftetari-Skenderbeu 0-1

Gjithsesi, të shumtë janë ish-futbollistët që kanë thënë se duhej të bëhej më tepër dhe nuk duhet të luhet me emrin e Kombëtares…

Nga eksperienca ime personale, kur isha pjesë e Kombëtares dhe grumbulloheshim në zyrat e FSHF-së të stadiumit “Qemal Stafa”, me bindje ju them se ky institucion ka qenë një banjë publike.

Që prej ardhjes së Dukës ka ndryshuar kurs futbolli dhe FSHF si institucion. Vetëm 16 vite më parë, Kombëtarja nuk kishte bluza të vishte, ndërsa sot kemi një realitet tjetër. Vlera është bërë shumë e madhe dhe luhen miliona euro. Megjithatë, ne si popull kemi atë defektin tonë, pasi mes dhjetëra të mirave, jemi të destinuar të përmendim diçka negative. Unë, si një ish-futbollist i ekipit kombëtar, i jam mirënjohës Dukës për atë që ka bërë për futbollin.

Përballë do të ketë ishkryeministrin e vendit, si e shikoni këtë garë?

E njoh Bashkim Finon dhe mund të them se kam relata miqësore me të. Jam takuar dhe kam folur për futbollin shumë vite më parë. Kam respekt për Bashkimin, por në jetë gjërat maten me atë çfarë ke bërë. Unë jam kundër çdo politikani që e ka çuar Shqipërinë në pikë të hallit. Futbolli është e vetmja gjë që krenohemi dhe njihemi në të gjithë botën. Pra, politika është ajo që e ka çuar këtë vend në pikë të hallit dhe sa herë që flitet për të unë jam kundër.

Si ka mundësi që komuniteti i futbollit nuk prodhon dot një kandidaturë nga fusha e sportit, por vetëm biznesmenë dhe politikanë?

Kur flasim për një ish-futbollist, normalisht mendja të shkon tek Igli Tare apo Lorik Cana. Megjithatë, mendoj se kryetar i FSHF-së duhet një menaxher i mirë, me një përgatitje të lartë në të gjitha aspektet. Me personalitetin që ka krijuar Duka dhe atë që i ka sjellë futbollit shqiptar, mendoj se është shumë i fortë për t’u përballur.

Related posts

SFIDA NDAJ KOMBËTARES PËR “KATAR 2022″/ Harry Kane nuk shënon që prej 2019, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË AVENTURË TË RE/ Telushi gati të bëhet shok skuadre me ish-lojtarin e Milanit, akordi duket shumë afër

Delo.autor

FORMACIONET/ Daja dhe Gega duan fitoren, mungon Alban HOXHA për Partizanin

Isa.Autor

Leave a Comment