Futboll Seria A

Juventus: Buffon ka ende për të shkruar në historinë e futbollit

Një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit deklaroi vitin e kaluar se do të var këpucët në gozhdë pas përfundimit të Botërorit “Rusi 2018”. Por, dështimi për të hyrë në fazën finale të eventit më të madh futbollistik mund të ndikojë në ndryshimin e planeve për portierin veteran bardhezi.

Sajti sportiv italian “calciomercato” ka publikuar sot lajmin se tifozë, kolegë por dhe zyrtarë të “Zonjës së Vjetër” i kanë sugjeruar Buffon të shtyjë tërheqjen nga futbolli pas këtij viti. Por, Gigi duhet të marrë vendimin përfundimtar pasi të komunikojë me presidentin e klubit të Juventusit Andrea Agnelli.

Viti 2017 ishte periudha që shënoi mbylljen e karrierës të shumë emrave të njohur të futbollit si Kaka, Pirlo dhë në fund braziliani Ronaldihno. Por, Buffon mund të qetësojë të gjithë dashamirësit e tij nëse vazhdon të sfidojë vitet e mbajtura mbi supe.

Nëse ai vendos përfundimisht t’i jap lamtumirën futbollit, Juventusi do të gradojë si portierin e parë polakun Wojciech Szczesny, i cili është për momentin portieri  i dytë i kampionëve të Italisë. Për më tepër drejtuesit bardhezi do t’u duhet të zgjedhin një portier të dytë dhe emrat e disponueshëm janë Antonio Mirante, Federico Marchetti dhe Emil Audero.

Buffon është lojtari italian me më shumë ndeshje të luajtura me Kombëtaren e Italisë(175) kurse në Serie A është futbollisti i dytë me më shumë prezenca (629) ku parakalohet nga ikona legjendare e Milanit, Paolo Maldini.

Kampioni i Botës në vitin 2006 me “të kaltërit” ka fituar 8 tituj kampion të Serie A dhe në nivel individual është shpallur 5 herë “Portieri më i mirë në botë” nga IFFHS. Sezonin e kalur, pavarësisht se është në prag të 40-ave, Buffon u përzgjodh nga UEFA si “Portieri më i mirë në Europë”.

Related posts

Ndahet nga jeta/ Shokët e skuadrës i japin mundësinë “të shënojë” golin e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

BINDËN NË BOTËROR/ Gareth Southgate pranë rinovimit të kontratës

Isa.Autor

HIDHET SHORTI/ Partizani kundër kampionëve azerë. Shkëndija me fat…

Delo.autor

Leave a Comment