Futboll Seria A

Juventus-Genoa dhe një rezultat që mungon prej 27 vitesh

Lufta për titull në Serinë A mund të thuhet se është kthyer në një garë mes dy ekipeve, Juventus dhe Napoli. Siç mund të imagjinohet, “Zonja e Vjetër” konsiderohet favorite për ta fituar këtë garë për shkak të gjashtë titujve radhazi të fituar në gjashtë vitet e fundit në Itali.

Skuadra e Allegri-t do të kthehet në fushë të hënën në mbrëmje dhe do të presë në shtëpi Genoa-n në javën e 21-të të Serisë A.

Kuqeblutë janë të 14-ët në renditje dhe nuk paraqesin një kërcënim serioz për bardhezinjtë, të cilët kanë pësuar vetëm një humbe në dhjetë ndeshjet e kampionatit që kanë luajtur në shtëpi në këtë sezon.

Për më tepër, Juventus ka marrë shtatë fitore dhe dy barazim në nëntë ndeshjet e fundit që ka luajtur në “Allianz Stadium” në të gjitha kompeticionet.

Pas një fillimi të vështirë, skuadra e Allegri-t është kthyer të jetë e pakalueshme në mbrojtje dhe, bashkë me Inter-in, është skuadra e dytë me më pak gola të pësuar në këtë kampionat.

Por bardhezinjtë janë skuadra me numrin më të madh të ndeshjeve të kampionatit (11) pa pësuar gol dhe duke parë se Genoa nuk ka arritur të shënojë në më shumë se gjysmën e ndeshjeve që ka luajtur në transfertë, duket e vështirë që kuqeblutë të gjejnë rrugën e rrjetës në Torino.

Gjithashtu, Juventus ka pësuar vetëm një gol në 11 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet.

Shifra dhe Fakte
– Juventus nuk ka pësuar gol në 6 nga 7 ndeshjet e fundit.
– Në 6 transfertat e fundit të luajtura nga Genoa janë realizuar nën 2.5 gola për ndeshje.
– Juventus ka fituar 35 nga 38 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi.
– Bardhezinjtë nuk humbasin një ndeshje të kampionatit në shtëpi kundër Genoa-s që nga 1991-shi. 11 fitore dhe 3 barazime nga ajo kohë për torinezët.

Related posts

TRIUMFOJNË NË “ALLIANZ STADIUM”/ Kampionët e Italisë marrin një fitore të vuajtur ndaj Bolognas

Delo.autor

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Bardheblutë do të luajnë gjithçka për gjithçka (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Giroud: Refuzova Gjermaninë dhe Italinë, zgjodha Chelsean prej Contes

Q.Autor

Leave a Comment