Futboll Seria A

Roma e pranon ofetën nga klubi Spanjoll, “largon” nga skuadra sulmuesin Francez

Gregoire Defrel mund ta përfundojë aventurën e tij te Roma ende pa i mbushur një vit.

Sulmuesi francez ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij me fanellën verdh e kuqe.

Në 10 ndeshjet e zhvilluara francezi nuk ka arritur të shënoj asnjë gol duke dëshpëruar të gjithë.

Roma ka paguar rreth 22 milionë euro për transferimin e tij ndërsa lojtari nuk ka treguar asgjë nga ajo që pritej.

Kësisoj ‘Giallorosët’ e kanë nxjerrë në shitje dhe po presin ofertën e duhur.

Së fundmi nga Spanja bëjnë me dije se Villareal ka ofruar 10 milionë euro për transferimin e Defrelit.

Roma po kërkon së paku 15 milionë euro dhe gjatë ditëve të ardhshme mund të arrihet një marrëveshje mes klubeve.

Besohet se transferimi i francezit në La Liga do të bëhet për një shumë prej 12 milionë euro.

Defrel më parë ka luajtur për skuadra të vogla italiane si Sassuolo, Cesena, Foggia dhe Parma.

Related posts

E PABESUESME NË KAMPIONATIN AUSTRALIAN/ Shikoni si lojtari realizoi “Panekën” më të shëmtuar në botë (VIDEO)

Delo.autor

Publikohet kënga zyrtare e Botërorit “Rusia 2018”

Sadik.Autor

NDARJA/ Irina Shayk “thumbon” RONALDON: CR7 ishte një MASHKULL që nuk të…

Isa.Autor

Leave a Comment