Futboll Seria A

Juventus në kërkim të talenteve, ylli portugez nën vëzhgim nga bardhezinjtë

Juventus raportohet të ketë dërguar skautët në për të parë talentin e Porto-s Diogo Dalot, ai ka një klauzolë 20 mln euro.

18-vjeçari i cili luan si mbrojtës i djathtë ka debutuar me ekipin e parë këtë sezon ndaj Lusitano G.C në Taça de Portugal.

Dalot është një lojtar i përfaqësueses së U20 të Portugalisë dhe sipas Corriere di Torino, Bardhezinjtë kanë dërguar skautët për ta parë te Porto B.

Gjithsesi, Porto nuk ka ndërmend ta shesë talentin i cili ka një klauzolë 20 mln euro, shumë më shumë se sa Juventus është gati për të paguar për të riun me aq pak eksperiencë.

Prandaj skautët e Juventus-it do të marrin sa më shumë informacion për lojtarin, por me shumë mundësi drejtuesit e Zonjës nuk do të bëjnë një lëvizje serioze për të të paktën për momentin.

Related posts

(VIDEO) Arsenali në avantazh ndaj Bournemouth, Bellerin autor i golit

Q.Autor

SHKELI RREGULLOREN/ Ekipi i Serisë A në telashe, FIFA i bllokon merkaton për 2 vjet

Delo.autor

Gentian Mezani i sinqertë: Laçi ka dy opsione…

Sadik.Autor

Leave a Comment