Futboll Premier League Seria A

Juventusi bën presion për transferimin e Darmianit, kërkon me ngulm ta rikthejë në Itali

Juventusi po e shikon me vëmendje mbrojtësin italian të Manchester Unitedit, Matteo Darmian, të cilin duan ta transferojnë në Torino.Juventusi është i etur të rikthyer Darmianin përsëri në Torino – pas më pak se tre vjet pas transferimit të tij nga skuadra e Torinos.

Pas transferimit te Unitedi në vitin 2015, italiani bëri një fillim solid, por e ka parë rënien e formës dhe kohën e lojës në vitet në vazhdim.

 28-vjeçari tani është jashtë planave të ekipit nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke u shfaqur vetëm katër herë në sezonin aktual të ligës.
Kjo situatë e ka bërë mbrojtësin italian të mendoj rreth largimit të tij nga Old Trafford, ku nuk mungon interesimi nga shumë skuadra.

Besohet se disa klube italiane – përfshirë edhe Romën – kanë regjistruar interesimin e tyre për Darmianin.

Edhe Napoli dhe Interi thuhet se janë lidhur me një transferim të mundshëm të italianit, i cili vlerësohet rreth 15-20 milionë euro.

 

Related posts

“LOJTARI MË I MIRË I FIFA-s”/ Klopp sugjeron se kujt duhet t’ia japin “Topin e Artë” mes Messit dhe Van Dijk

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja pse Ronaldo njihet edhe si CR7

Isa.Autor

ARABIA I DËSHIRON TË GJITHË/ CR7 dhe Benzema vetëm fillimi, projekti saudit trazon tregun

F.autor

Leave a Comment