Futboll Seria A

Juventusi vë në “shënjestër” talentin e Schalkes

Juventus, sipas shtypit italian, duket se ka nisur bisedimet me Schalke për Thilo Kehrer, një mbrojtës i ri gjerman i datëlindjes 1996-të. një emër për të ardhmen, i cili ka dalë gjatë negociatave të zhvilluara për Hoëedes dhe Pjaca.

Kehrer është një lojtar shumë fizik, i cili mund të luajë në disa pozicione të mbrojtjes, në varësi të domosdoshmërive të skuadrës. Gjermani i ri duket se vlerësohet shumë nga drejtuesit e Juventus, edhe pse në 2015-ën ka qenë shumë afër transferimit në Milano, tek Inter.

Gjithsesi, Kehrer mbetet një emër për të cilin Juventus mund të vihet në lëvizje në muajt e ardhshëm, edhe pse janë të shumta cështjet e pazgjidhura me klubin gjerman: nga e drejta e blerjes për Hoëedes te huazimi i Pjaca-s.

Related posts

Sulmuesi suedez “fal” për një muaj shtëpinë e tij

Sadik.Autor

ASKUSH SI ALLEGRI/ Vjen edhe një çmim: Tani dua vetëm KËTË trofe PRESTIGJOZ

Isa.Autor

MIQËSORE/ Një shqiptar i shënon Juventusit, Allegri triumfon në ndeshjen e parë

Delo.autor

Leave a Comment