Futboll La Liga

Kalimi tek Barcelona, Ronaldinho ‘këshillon’ Coutinhon se si duhet të luajë

Derisa Philippe Coutinho debutoi mbrëmë për Barcelonën pas transferimit nga Liverpooli në fillim të këtij muaji, bashkëkombësi i tij, Ronaldinho, i ka dërguar atij një mesazh përmes llogarisë zyrtare të Barcelonës në Twitter.

“Përshëndetje Coutinho, jam Ronaldinho dhe jam këtu për të të uruar fat”, thotë Ronaldinho drejtuar blerjes më të shtrenjtë në histori të gjigantit spanjoll.

“Bëj më të mirën dhe përpiqu t’i argëtosh tifozët. Këtë e duan ata. Kënaqu dhe tjerat vijnë bashkë me këtë, në rregull? Paqe”, ka shtuar Ronaldinho.

Coutinho iu bashkua Barcelonës për 160 milionë euro nga gjiganti anglez. Ai debutoi në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Espanyolit të enjten mbrëma në ndeshjen kthyese çerekfinale të Kupës së Mbretit në “Camp Nou”, e cila ishte e mjaftueshme për ta përmbysur humbjen minimale në udhëtim dhe për të kaluar në gjysmëfinale.

Ronaldinho i ka shënuar 91 gola dhe ka dhuruar 52 asiste në 198 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën.

Related posts

KRIZË REZULTATESH NË PREMIER LEAGUE/ Tottenham përgatitet për divorcin me Mou, zgjedh pasardhësin e portugezit

Delo.autor

Gjimshiti: Doja të fitonte Interi, ndaj Milanit befasuam shumë njeërz. Nuk e di ku do luaj sezonin tjetër

Sadik.Autor

PLAS TEK INTERI/ Candreva NERVOZOHET dhe GODET ASHPËR 18-vjeçarin në stërvitje (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment