Futboll

Leo Messi: Argjentina ka nevojë për Higuain

Lionel Messi këmbëngul se Gonzalo Higuain është një nga qendërsulmuesit më të mirë të planetit dhe duhet të jetë pjesë e kombëtares së Argjentinës.
Kjo deklaratë e Messit vjen pasi kohët e fundit Higuain është lënë jashtë përfaqësueses nga trajneri Jorge Sampaoli, i cili ka preferuar të grumbullojë Mauro Icardi të Inter. Mes Higuain dhe Icardi vazhdon gara për një vend në “Rusi 2018”.

“Për aq sa marr vesh unë, Higuain është një nga qendërsulmuesit më të mirë të planetit. Ai e ka provuar diçka të tillë me Juventus dhe nuk është e njëjta gjë të luash për Argjentinën, – tha “heroi” i Barcelonës, Leo Messi. – Kritikat e kanë lënduar. Ne kemi nevojë për të. Kemi folur disa herë për këtë temë. Unë mendoj se periudha jashtë kombëtares i ka bërë mirë për të kapur formën. Tani mendoj se duhet të jetë pjesë e Argjentinës.”

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Asist fantastik i Gripshit, Dita nuk fal vetëm me portierin (VIDEO)

Isa.Autor

KAOS NË PREMIER LEAGUE/ Anulohet një tjetër ndeshje, Arsenal nuk luan të martën. Ja shkaku…

Delo.autor

Rihapet pista për një blerje ”bombë” në Madrid, Perez në gatishmëri

Isa.Autor

Leave a Comment