Futboll La Liga

Kërkoi që të zëvëndësohej, ja çfarë ka ndodhur me Diego Costa-ën

Diego Costa është lënduar në ndeshjen e Atletico Madridit ndaj Gironas të shtunën pasdite.

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, tha në një konferencë për media pas ndeshjes se Diego Costa u zëvendësua për shkak se kishte marrë një goditje.

Atletico po fitonte 1-0 kur Costa dhe më pas Antoine Griezmann u zëvendësuan, gjë që nuk i pëlqeu tifozëve në stadium pasi jo shumë më pas Girona e barazoi rezultatin në 1-1.

Edhe pse Simeone ishte i zhgënjyer se skuadra e tij pagoi për mungesën e rasteve dhe më shumë golave në këtë ndeshje, ai insistoi se nuk ishte zgjidhje tjetër por ta zëvendësonte Costan.

“Costa pësoi një goditje dhe kërkoi të dalë nga loja”, ka thënë Simeone.

Ai shtoi se dëmtimi i sulmuesit spanjoll do të vlerësohet nesër.

Related posts

MILAN-JUVENTUS/ Konfirmohet mungesa e madhe në finalen e Kupës së Italisë

Q.Autor

Rekord, Leverkusen paguan 30 milionë euro për një talent 17-vjeçar…

Sadik.Autor

TURPËRIMI QË SHKAKTOI ATLETICO/ Zidane rrezikon shkarkimin, Perez gjen zëvendësuesin

Delo.autor

Leave a Comment