Futboll Seria A

Khedira: Champions i vërtetë fillon tani, Juventusi mund ta fitojë

ëtë sezon, Sami Khedira është një nga shtyllat e mesfushës së Juventusit, teksa me besueshmëri dhe urtësi u shërben taktikave të Massimiliano Allegrit.

I intervistuar nga “Sky”, Khedira hedh shikimin e tij në pjesën e dytë të sezonit: “Ky edicion është i ndryshëm nga të tjerët, sepse në garën për kreun e Seria A ka kaq shumë ekipe të larta, Napoli sigurisht, por edhe Inter, Roma, Lazio, Juventus natyrisht, kështu që është edhe më e vështirë për ta fituar titullin. Ne kemi për të punuar edhe më shumë, do të përpiqemi për ta fituar atë.

Eshtë e rëndësishme për të qëndruar të fokusuar, por unë mendoj se këtë vit do të jetë më e vështirë për ta përsëritur titullin. Liga e Kampionëve? Në fazën e grupeve mund të paraqiten disa surpriza, si çdo vit, por turneu i vërtetë fillon në raundin e dytë. Nuk ka një favorit të vetëm. Eshtë Bayern Munich me trajnerin e ri, Manchester City apo PSG, që kanë një pjesë të madhe lojtarësh ekonomikë dhe cilësorë në dispozicion; po ashtu Real Madrid, Barcelona, ​​Juventus. Janë shumë ekipe, që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve…”

Related posts

Southampton fiksohet pas italianëve, kërkon Petagnan

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Lukaku zhbllokon sfidën ndaj Cagliarit pas 25 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

SHKARKIMI I SARRIT/ “Zonja e Vjetër” si Reali dhe Barcelona, katapulton legjendën në krye të stolit

Delo.autor

Leave a Comment