Futboll Seria A

Klubi kinez mohon se është duke e kërkuar Nainggolanin

Beijing Guoan nuk është i interesuar për Radja Nainggolanin, kështu ka thënë vetë klubi kinez pas lajmeve se e dëshiron mesfushorin e Romës.
Nainggolan, 29-vjeçar, lidhej me një kalim te klubi i Superligës kineze, përkundër faktit se kontrata me Romën e lidh deri në vitin 2021, transmeton Express.

Besohet se edhe Guangzhou Evergrande Taobao është e interesuar për Nainggolanin, por Beijing Guoan e ka mohuar ta ketë kërkuar ndonjëherë belgun.

“Kurrë nuk i jemi qasur Romës dhe Nainggolan asnjëherë nuk ka qenë në listën e trajnerit tanë si synim për ta transferuar”, ka thënë klubi kinez në një komunikatë.

“Lajmi se Guoan do të nënshkruajë me Nainggolan është plotësisht i pabazë. Guoan nuk do të çrregullohet nga këtu thashetheme, e lërë më nga çmimi i mbivlerësuar i lojtarëve të huaj”, ka thënë Guoan më tej.

Related posts

E ARDHMJA E LEROY SANE TEK “BAVAREZËT”/ Manchester City kërkon një shifër të “çmendur” prej…

Delo.autor

LECCE-INTER/ Conte kërkon me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Kukësi – Kastrioti: Starton pjesa e dytë, verilindorët për të mbyllur llogaritë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment