Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventusi “prenoton” Grimaldon, presion për Alex Sandron

Juventusi gjen më në fund lojtarin e duhur si alternativë të besueshme në krahun e majtë të mbrojtjes. Ai është Alejandro Grimaldo, 23-vjeçari i Benficas, një lojtar i aftë për të ndjekur të njëjtën rrugë që përshkoi Alex Sandro. Braziliani i bardhezinjve ende nuk ka pranuar ofertën e klubit për rinovimin e kontratës, ndaj dhe drejtuesit kane hedhur sytë ne merkato duke pikasur lojtarin spanjoll. Alex Sandro, që ndaj Genoas pritet të qëndroi në stol, për të rifituar energjitë për ndeshjen e Championsit, ka kontratë deri në vitin 2020, nga e cila përfiton 2.8 milionë euro në sezon. Juventusi është gati t’ia rritë pagën deri në 4 milionë plus bonuset, por anësori brazilian synon 5 milionë në sezon. Nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët deri verën e ardhshme, atëherë futbollistë do të nxirret në merkato. Për Alex Sandron janë interesuar skuadra të mëdha, veçanërisht PSG, që ishte gati të shpenzonte 35-40 milionë euro, por jo 50 sa kërkonte Juventusi.

Këtu hyn në lojë Grimaldo, që do të mbërrinte në qershor në moshën 24-vjeçare, aq sa ishte Alex Sandro kur firmosi me bardhezinjtë. Edhe braziliani erdhi nga i njëjti kampionat, pasi ishte pjesë e Portos. Juventusi vlerëson aftësitë e futbollistit të Benficas në të dyja fazat e lojës, madje mund të përmirësohet edhe më shumë, për t’u shndërruar ndër më të mirët në rolin e anësorit të majtë.

Related posts

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS PREMIER/ Solskjaer “SHPËRTHEN”: Të gjithë duken se në çfarë niveli janë

Delo.autor

Nga derbi me Milanin tek ndeshja me Romën, Inter luan një pjesë të rëndësishme të sezonit

Q.Autor

Zyrtare, Juventus mposht Manchester United në garën për talentin e lindur në vitin 2003!

Sadik.Autor

Leave a Comment