Futboll Premier League

Koha kur Liverpooli për pak sa nuk e shiti Suarezin te gjiganti italian

Liverpooli për pak sa nuk e shiti Luis Suarezin te Juventusi në vitin 2012, para se sulmuesi uruguaian të bindej të qëndronte në “Anfield”, ka thënë Brendan Rodgers.

Trajneri nga Irlanda Veriore, i cili tani e udhëheq Celticun, ishte trajner i Liverpoolit nga viti 2012 deri më 2015, duke e çuar skuadrën shumë pranë triumfit në Premier Ligë në sezonin 2013-14, transmeton Express.

Rodgers e ndërtoi skuadrës përreth Suarezit, i cili gëzoi sezonin më të mirë në Merseyside, duke shënuar 31 gola në 33 ndeshje.

Por, më të ardhur në Liverpool atij së pari i ishte dashur ta binte Suarezin të qëndronte dhe mos t’i bashkohej Juventusit.

“Kur shkova në Liverpool, Luis e kishte të shkruar të shkonte në Juventus, por ia dolëm ta bindnim të qëndronte, duke i thënë se skuadrën do ta ndërtonim përreth tij dhe cilësive të tij. Në sezonin e dytë, ai u lidh me një kalim të Arsenali. E pastaj, ai pati sezonin më të mirë, por pas atij sezoni nuk arritëm ta mbanim më gjatë”, ka thënë Rodgers.

Përfundimisht, në fund të sezonit 2013-14, Suarez e braktisi Liverpoolin dhe iu bashkua Barcelonës.

Related posts

Klopp piketon yllin e Juves, nëse detyrohet të shesë Mohamed Salah

Sadik.Autor

Zidane i trembet Bayernit: Vetëm Ronaldo nuk na mjafton

Sadik.Autor

JUVE “BLINDON” VLAHOVIÇ/ Spalletti vendos të mbajë në skuadër sulmuesin serb

F.autor

Leave a Comment