Futboll La Liga

Coutinho, trupin plot me tatuazhe. Ja domethënia e tyre (FOTO)

Philippe Coutinhho, nënshkrimi i fundit i Barcelonës, ​​ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij se është i pasionuar për tatuazhet. Një aspekt që ishte i dukshëm gjatë kontrolleve mjekësore, nëpër të cilat kaloi braziliani para se të prezantohej te katalanasit. Në atë kohë u zbulua se Coutinho ka dy tatuazhe në të dy krahët, në gjoks dhe këmbë. Ato janë disa tatuazhe, që të gjitha kanë një kuptim dhe një arsye.


“Kam disa tatuazhe, disa të dedikuara për vajzën time, një me emrin e gruas sime (Aine), gjithashtu me emrat e prindërve të mi”, – shpjegoi vetë Philippe Coutinho. Në parakrahun e djathtë, ai ka portretin e vajzës së tij të vogël, Maria, dhe një fjali kushtuar saj. Gjithashtu, shfaqet emri i vajzës së tij. “E bëra në Brazil, zgjati pesë orë si proces”, – komentoi ai.

Megjithatë, në krahun e majtë është vendi ku paraqiten më shumë tatuazhe të Coutinhos. Mund të shihet nga një puthje, një top futbolli, Krishti i Corcovado, figura e një luani. Dora e majtë e Coutinho është, gjithashtu, e tatuazhuar. Ka një mbishkrim në pjesën e përparme të dorës. Në anën e pasme ka “B.C.” Në gishtat e tij ka simbole të ndryshme, të tilla si një kryq, apo një çelës muzikor, një zemër, një diamant. “Tattoo” më mediatike është ajo e Mickey Mouse. Braziliani shpjegon se “e bëri atë me gruan e tij për vajzën. Ajo merr Minnie dhe unë marr Mickey”, – tha Coutinho duke qeshur.

Nga ana tjetër, në gjoks duken dy tatuazhe. I pari është bërë me një frazë në arabisht, që është pothuajse në klavikulën e majtë, ndërsa i dyti shfaqet shumë më i madh, që zë të gjithë gjoksin e mesfushorit brazilian dhe lexon “Grateful”. Së fundi, një tjetër tatuazh ndodhet në veshin e majtë, nga jashtë. Është një spirancë e vogël detare.

Related posts

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Barcelona “rikrijon veten”, shënjestrojnë “tripletën”

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Zhbllokohet derbi në “Air Albania”, Melo ndëshkon “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Chelsea, Diego Simeone mund të jetë pasardhësi i Conte

Q.Autor

Leave a Comment