Bundesliga Futboll

Kontrata e Ribery skadon në fund të sezonit, por sulmuesi ka një qëllim

Në moshën 34-vjeçare e ardhmja e Franck Ribery mbetet në dyshim, por sulmuesi francez ka deklaruar sot se nuk ka ndërmend të largohet nga Bayern Mynih, ku ndodhet prej vitit 2007 (238 ndeshje dhe 76 gola me bavarezët).

Kontrata e tij me Bayern skadon në fund të sezonit, por objektivi i lojtarit është ta rinovojë atë, gjë të cilën ai e ka bërë me dije edhe pas ndeshjes së fundit, ku shënoi një gol në fitoren 3-1 ndaj Leverkusen.

Dëshira dhe objektivi im është të qëndroj në Mynih sa më gjatë të jetë e mundur. Jam i kënaqur që kam rikuperuar plotësisht, jam në formë dhe po argëtohem me skuadrën, duke realizuar gola e dhënë assist. Po luaj dhe stërvitem mirë, duke qenë në dispozicion të skuadrës”, tha Ribery, që ka qenë protagonist në ndeshjen e fundit. “Kemi punuar fort gjatë fazës përgatitore dhe kjo fitore ndaj Leverkusen ishte e rëndësishme”, tha Ribery.

Related posts

Kualifikim në sekondën e fundit/ FIFA surprizon: Ja lojtari më i mirë Belgjikë-Japoni

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Nuk pranonte të rinovonte me pagë të ulët, Reali merr vendimin drastik për Ramos

Delo.autor

Mourinho akuzon Ramos: E goditi qëllimisht Messi-n dhe motivi është i qartë

Delo.autor

Leave a Comment