Breaking News Futboll Sport

BOTËRORI/ Fati i “buzëqesh” Argjentinës nga penalltitë, Messi me shokë në gjysmëfinale

Argjentinë-Kroaci është gjysmëfinalja e parë e Botërorit të Katarit. E udhëhequr nga Messi, me një asist dhe një gol, dhe portieri Martinez, me 2 penallti të pritura, Argjentina ka eliminuar Holandën.

Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll 2-2, ndërsa te penalltitë, amerikanojugorët u treguan më të saktë.

Ndeshja nisi me Argjentinën më kërkuesi, ku çdo gjë nisej nga këmbët e Messit nga erdhi edhe goli i parë. Në fundin e pjesës së parë, 35-vjeçari dhuroi një asist të jashtëzakonshëm, të cilin e çoi në rrjetë Molina.

Në minutën e 73-të, Argjentina fitoi një 11-metërsh, të cilin këtë herë e ktheu në gol Messi. Megjithatë, Holanda nuk u dorëzua dhe arriti që në fundin e takimit të realizojë dy gola, me Weghorst, duke e çuar ndeshjen në shtesë. 30 minuta nuk ndryshuan asgjë dhe u deshën 11-metërshat për të dhënë biletën e gjysmëfinales.

Protagonist u bë portieri Martinez, i cili priti dy penalltitë e para dhe e dërgoi Argjentinën në gjysmëfinale, aty ku e pret Kroacia.

Related posts

E PABESUESHME/ Nuk u beson syve, sulmuesi shpërdoron golin e sigurt me portën bosh (VIDEO)

F.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË EKIP/ Inter sfidon dy gjigantët e Premier League për mbrojtësin 21-vjeçar…

Delo.autor

Mirabelli: Milan do të nënshkruajë me Reinën

Sadik.Autor

Leave a Comment