Kosova

Kosova, Sahiti: Azerbajxhani e anuloi ndeshjen miqësore

Trajneri momental i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur për anulimin e ndeshjes miqësore e paraparë të zhvillohet me 2 shkurt në Antalia të Turqisë, ndaj Azerbajxhanit.

Ish sulmuesi i rrezikshëm kosovar ndjehet keq për futbollistët e Superligës, për të cilët kjo ndeshje do të ishte e mirëseardhur.

Por, ai pohoi se përkundër insistimit të FFK-së, kundërshtari ishte kategorik ndeshja mos të zhvillohet.

“Azerbajxhani fillimisht ka qenë insistues që ndeshja të zhvillohet, madje ata morën edhe barrën e organizimit dhe anën financiare të saj”.

“Por, pasi u shortuam me ta, ata ishin kategorik që ndeshja të anulohet”, deklaroi Sahiti.

“Arsyeja që nuk dëshiruan të luajnë është se futbollistët e Kombëtares së tyre shumica janë nga kampionati vendor, andaj nuk deshën të kemi informata rreth mënyrës së lojës që ata aplikojnë”, tha Sahiti.

Related posts

PRITET TË FILLOJË KËTË VIT/ Prezantohet projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës

Delo.autor

SHERRI NË STËRVITJEN E KOSOVËS/ Shikoni qëndrimin e trajnerit Shaland (FOTO)

Delo.autor

YLLI I “DARDANËVE” PROTAGONIST NË ANGLI/ Sulmuesi shqipar bën për “ujë të ftohtë” ish-ekipin e Ekuban (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment