Futboll Kosova Sport

GAZETA E FAMSHME ANGLEZE/ Telegraph: Si arriti Kosova ‘”Brazili i Ballkanit’”, ta ngushëllojë një vend të zhgënjyer

Gazeta e famshme angleze, Telegraph, e ka publikuar një artikull për arritjen e Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve, duke e krahasuar atë me problemet me të cilat është përballuar Kosova si shtet gjatë viteve të pasluftës.

Është një vit i përvjetorëve të rëndësishëm për Kosovën: një shekull që nga formimi i ish-Jugosllavisë, 20 vjet që nga lufta e krimeve nga nacionalistët serbë të cilët ia rrezikuan ekzistencën dhe një dekadë që nga shpallja e pavarësisë.

Rëndësia e vitit 2018? Ekipi i futbollit të Kosovës do ta mbyllë këtë vit i pamposhtur, me mundësinë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, pasi ishin golashënuesit më të mirë në Ligën e Kombeve dhe e fituan grupin e tyre.

 Tifozët do t’i mbushin baret e Prishtinës për shortin e grupeve të kualifikimit të Kampionatin Evropian këtë të diele dhe çfarëdo që të sjellë këto ndeshje për kualifikim, vendi më i ri i Evropës është vetëm dy fitore larg këtij turneu. Maqedonia, e pastaj Gjeorgjia ose Bjellorusia, janë në rrugën e tyre.

Në vitin 2016, Kosova nuk kishte luajtur ende asnjë ndeshje me karakter garues, duke zgjedhur skuadra prej 12 lojtarësh dhe stadiumi i tyre nuk i plotësonte ende kriteret. Tani, stili i tyre i lojës ka bërë të ata të njihen si “Brazili i Ballkanit”.

Një person nuk mund të gjejë përgjigje më emfatike ndaj argumentit se sporti dhe politika nuk duhet të përzihen sesa fitorja vendimtare e Kosovës me rezultat 4-0 ndaj Azerbajxhanit, që ia siguroi një vend në play-offs.

Në mëngjesin e ditës së ndeshjes, Kosovës iu mohua kërkesa e fundit për t’iu bashkuar Interpolit, një goditje e rëndë në mesin e shumë të tjerave që nga shpallja e pavarësisë. Por, kjo nuk i ndaloi tifozët ta festojnë frytin e dy dekadave rindërtim dhe arritjeve të skuadrës së tyre të dashur, të drejtuar nga trajneri zviceran, Bernard Challandes.

Bifurkacioni i vetëm i Evropës Kontinentale kalon nëpër Kosovës, në Nerodime, dhe ai rrjedh në Detin Egje dhe Detin e Zi, një metaforë gjeografike për historinë e përzier dhe me dy rrugët e këtij shteti.

Një pjesë e madhe e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, 82 përqind e Bashkimit Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e njohin Kosovën si një shtet të pavarur, por Serbia dhe aleatët e saj jo.

Periudhat me plot shpresë të përcjella nga zhgënjimi i papritur, edhe thyerjet e zemrës madje, e kanë përcjellë Kosovën edhe në futboll. Në korrik, lojtari legjendar dhe kryesuesi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vdiç për shkak të një sulmi në zemër, në moshën 57-vjeçare. Stadiumi në Prishtinë është i emëruar pas tij dhe ai kujtohet si një vizionar i pakrahasueshëm.

Si çdo profesion tjetër në Kosovë dhe në Shqipëri, futbolli pësoi një humbje për shkak të emigrimit masiv gjatë luftës, ose për shkak të heqjes së të drejtave gjatë kohës së komunizmit. Disa futbollistë u pensionuar për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami ishin një gjeneratë e lindur shumë herët për ta përfaqësuar Kosovën, por Arbër Zeneli i Heerenveenit, Milot Rashica i Werder Bremenit dhe Arijanet Murici i Manchester Cityt janë yje potenciale të cilët ia kanë dedikuar të ardhmen e tyre Kosovës.

Në skuadrën e tyre të fundit, nuk kishte asnjë lojtar mbi moshën 30-vjeçare, duke reflektuar kështu për popullsinë e vendit, që ka një moshë mesatare 27.8-vjeçare, popullsia më e re në Evropë. Shumë lojtarë e humbën edhe familjen e tyre gjatë luftës.

Intervenimi i NATO-s në vitin 1999 është një përgjigje ndaj dy klisheve të djathtistëve izolacionist dhe majtistëve anti-imperialist: shpërndarja e trupave perëndimor për ta mbrojtur popullin me shumë myslimane nga kërcënimet e vazhdueshme të sponsorizuara nga shteti serb dhe vrasjet me motive etnike.

Aq mirënjohës ishin shqiptarët e Kosovës saqë emri “Tonibler” u bë një emër i famshëm për djemtë e lindur në atë gjeneratë, pasi që ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, shihej si një shpëtimtar. Kjo vlen për ta na i kujtuar se bota nuk është aq manikeiste sa ne mund të besojmë.

Udhëtimi Kosovës në futboll – Datat kryesore:

6 maj 2008 – Kosova aplikon për anëtarësim në FIFA, pas shpalljes së Pavarësisë

17 shkurt 2010 – Kosova e luan ndeshjen e parë miqësore që pas shpalljes së pavarësisë, mposhtet me rezultat 3-2 nga Shqipëria.

22 maj 2012 – Pasi fillimisht iu refuzua aplikimi, FIFA e tërhoqi vendimin dhe e lejoi Kosovën të luajë ndeshje miqësore. Më vonë e tërhoqi këtë vendim përsëri për shkak të presionit nga Federata e Futbollit të Serbisë.

Janar 2014 – FIFA i jep Kosovën leje për të luajtur ndeshje miqësore me Kombëtaret anëtare në këtë organ qeverisës, përveç kundër shteteve të ish-Jugosllavisë.

Maj 2016 – Kosova bëhet anëtarja e 55-të e UEFA në Kongresin e mbajtur në Budapest.

5 shtator 2016 – Kosova e luan ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës, një barazim 1-1 me Finlandën, e vetmja pikë që e morën nga të gjitha ndeshjet kualifikuese për Botëror.

6 korrik 2018 – Lojtari legjendar dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vdiq në moshën 57-vjeçare. Stadiumi kombëtar emërohet pas tij.

20 nëntor 2018 – Fitorja me rezultat 4-0 kundër Azerbajxhanit ia siguron vendin e parë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, duke ia siguruar një vend në play-offs për kualifikim në Kampionatin Evropian dhe promovimin nga Liga D në Ligën C.

Related posts

NUK MJAFTON RONALDO/ Ja kush janë ekipet që kanë fanellat më të shtrenjta në Serie A

Isa.Autor

Barazimi ndaj Celtas, mediat spanjolle ‘kryqëzojnë’ Marcelon

Q.Autor

“VAR-I DUHET PËRMIRËSUAR”/ Presidenti Ceferin: Nuk është mirë për futbollin, të përdoret vetëm kur…

Delo.autor

Leave a Comment