Kategoria Superiore Shqipëri

Kukësi bën “goditjen” e katër zyrtarizohet kroati Zhderiç

Kukësi nuk ndalet në merkato Verilindorët krahas punës intensive që po zhvilojnë në Antalia të Turqisë,aty ku po zhvillojnë fazën mini-përgatitore të dimrit, një kujdes të veçantë po i kushtojnë dhe përforcimit të skuadrës për të përballuar ngarkesën për pjesën e mbetur të sezonit.

Kampionët në fuqi kanë zyrtarizuar transferimin e qëndërmbrojtësit Filip Zhderiç. 26-vjeçari ka qënë pjesë e skuadrës rumune të Gaz Metan.

Kroati  është prezentuar nga drejtori sportiv i klubit verior  Nderim Nexhipi dhe menaxheri Naim Halili.Zyrtarizimi është bërë një ditë para testit të radhës miqsor ndaj Fenerbaches.

Ndërkohë që pas Irakli Dzaria, Donjet Shkodras dhe Maldin Ymeraj ky është afrimi i katërt në radhët e skuadrës  verilindore që tregon qartë synimet e klubit për të shkurtuar  distancën me Skëndërbeun kryesues dhe objektivin për të mbrojtur titullin kampion.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ DINAMOS/ Memelli: Kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë, ky arbitër nuk dua të na gjykojë më

Delo.autor

“SHPËRDORUAM SHUMË RASTE”/ Flet trajneri Daja pas barazimit: Oto Xhonin e mbajta 90 minuta sepse…

Delo.autor

SFIDA NDAJ EGNATIA-S/ Shehi: Përballemi me një skuadër që ka vendosur në vështirësi çdo ekip

Delo.autor

Leave a Comment