Futboll Ligue 1

Kupa e Ligës, Rennes dhe PSG sfidohen për një vend në finale

Rennes do të presë kampionët në fuqi të Kupës së Ligës së Francës, Paris Saint-Germain, të martën në mbrëmje. Dy skuadrat do të ndeshen për të siguruar një vend në finalen e këtij kompeticioni. Kjo do të jetë përballja e tretë në gjashtë javë mes këtyre dy ekipeve, me Parisin që ka fituar dy takimet e mëparshme dhe ka shkatërruar Rennes. Ndeshja e parë është mbyllur me një fitore 4-1 për “Les Parisiennes” dhe e dyta me rezultatin 6-1

Të dy këto sfida janë luajtur në fushën e Rennes. Vendasit do të kërkojnë të hakmerren, por ka pak mundësi që një gjë e tillë të ndodhë, duke parë diferencën e madhe që ekziston mes lojtarëve të dy formacioneve. Rennes vjen nga një humbje 2-1 të pësuar në javën e fundit të kampionatit në fushën e Dijon. Aktualisht ata janë 28 pikë larg Parisit kryesues në Ligue 1. Skuadra e Emery, nga ana tjetër, ka mposhtur 4-0 Montpellier në shtëpi.

Paris Saint-Germain ka realizuar 14 gola në 3 ndeshjet e fundit të luajtura kundër në “Roazhon Park” dhe ka fituar 8 takimet e fundit të luajtura kundër Rennes, që ka arritur të realizojnë vetëm 3 gola në 8 ndeshjet e fundit kundër PSG. Për më tepër, Rennes nuk fiton kundër Parisit që nga 2011-a. Ndërkohë, në 3 nga 5 ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve, pjesa e parë është mbyllur 2-0 për PSG-në.

Related posts

HABIT ME KUSHTIN QË I VENDOS CHELSEA-T/ Çmendet Rudiger, kërkon një pagë prej… 55 milion eurosh

Delo.autor

I SHËNOI GOL INTERIT/ Talenti i Barcelonës theu këtë rekord në Champions League

Delo.autor

Duka: Disa të paudhë po i hedhin benzinë një ‘zjarri’ që nuk ekziston

Sadik.Autor

Leave a Comment